Kjo e marte ka shënuar edhe nisjen e muajit Dhjetor, apo siç njihet ndryshe si muaji I festave, për vete simboliken e tij, pasi do te jete festa e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri. Bashkia e qytetit te Shkodrës ka nisur mënjehere përgatitjet për zbukurimin e qytetit, me bredhin tradicional te fundvitit.

Por megjithatë, duket se këtë vit vëmendja e festive do te jete qendra e qytetit te Shkodrës, pikërisht rruga pedonale Kole Idromeno, sepse aktivitetet do te vijojnë me datën 8 Dhjetor, dhe do te përmbyllen me Janarin e vitit te ardhshëm. “Shkodra n’fest” do te jete e pranishme për te gjithë për me shume se një muaj ne pedonalen Kole Idromeno, ne një partneritet te ngushte mes Bashkisë Shkodër, Organizatave ne Shkodër, ndërkohe qe partner mediat do te jete Star Plus Televizion. Do te jene një sere aktivitetesh te cilat do te jene pjese e qytetit te Shkodrës, qytet I cili me zbukurimin e qytetit, do te marre nje pamje tjetër duke trokitur kështu fundin e një vite, por edhe pritjen e një viti te ri, me shume problematika për qytetaret e Shkodrës.