Për të 13-in vit me radhë në Shkodër nisi Shkodra Jazz Festival. Florjan Jakaj, drejtor artistik i këtij festivali në koncertin e natës së parë të instrumentistëve të firzamonikës të Rrok Academy thotë se është përzgjedhur një program i larmishëm muzikor.

Drejtuesi i degës së firzamonikës të Rrok Academy, pjesë e Shkodra Jazz Festival Bardh Jakova shprehet se pjesë e master klas janë instrumentistë nga i gjithë Ballkani duke lënë pas ndasitë politike sepse arti bashkon.

Pas tre vitesh mungesë, Renata Dragusha është rikthyer për të moderuar netët e Shkodra Jazz Festival.

Shkodra Jazz Festival do të vijojë deri më 28 gusht me koncerte të ndryshme dhe artistë të njohur botëror të kësaj rryme muzikore duke i bërë më të bukura netët në qytetin e Shkodrës përgjatë këtij sezoni turistik.

 

Artikulli paraprakVLLAZNIA E FEMRAVE PREZANTON FUTBOLLISTET E REJA
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 18 GUSHT 2022, ÇFARË SHKRUAJNË GAZETAT SOT