
Sipari i edicionit të 64-të të Festivalit Mbarëkombëtar për Fëmijë u ngrit mes emocioneve të mëdha, ngjyrave dhe energjisë fantastike. Nata e parë e këtij rrugëtimi të gjatë e historik të këngës për fëmijë, bëri bashkë në skenën e teatrit “Migjeni” talentet më të spikatura nga të gjitha trevat shqipfolëse.
Nën një atmosferë festive dhe me një skenografi magjepsëse, interpretuesit e vegjël dhuruan performanca që rrëmbyen duartrokitjet e gjata të publikut.
Ethet e festivalit pritet të rriten edhe më shumë në netët në vijim, ku juria do të ketë misionin e vështirë për të përzgjedhur më të mirët e edicionit te 64 të festivalit mbarë komëbtarë për fëmijë.






