Në Shkodër ka nisur festivali i filmit “Ekrani i Artit”, edicioni i katërt i këtij aktiviteti të rëndësishëm. Teatri “Migjeni” mirëpriti natën e parë me 6 filma të shfaqur. Organizatori i festivalit të filmit “Ekrani i Artit” Adrian Paci u shpreh se mungesa e një kinemaje në qytetin e Shkodrës vitet e fundit është e papranueshme.

Filmat do të shfaqen edhe në oborret karakteristike shkodrane të cilat janë një identitet i familjeve dhe qytetit shprehet artisti Paci dhe jo një hapësirë që duhet shfrytëzuar vetëm për ndërtim pallatesh.

Gjashtë filmat e shfaqur në natën e parë përcollën mesazhe të marrëdhënies së njeriut me kafshët, natyrën por edhe me momente aq sa të hareshme edhe tragjike.

Në total në edicionin e katërt të festivalit “Ekrani i Artit” do të shfaqen 21 filma ku do vijojnë tek Art House dhe disa prej oborreve në familjen Hoxha dhe të Dr.Shirokës.

Artikulli paraprakSHKODËR, XHENI HALILI DREJTORE E SPITALIT NË VEND TË DAJTIT
Artikulli tjetërFEMRA, JUVENTUS ELEMINON VLLAZNINË NË CHAMPIONS