Emisioni politik “Tonight” ka nisur sezonin e 6-të të tij në ekranin e Star Plus Tv. Në hapjen e sezonit të ri if tuar përballë gazetarit Erzen Koperaj ishte Çlirim Gjata, sekretar për çështjet ligjore në Partinë Demokratike. Gjata e krahasoi situatën në Shqipëri me atë të vitit 1989 kur vendi ishte ende në komunizëm.

Sekretari për çështjet ligjore i PD deklaroi se e vetmja mënyrë për të shpëtuar Shqipërinë është që Partia Demokratike të fitojë zgjedhjet parlamentare të 2021-shit.

Në emisionin “Tonight” në Star Plus Tv u diskutuan edhe çështje të tjera që lidhen me aktualitetin politik. Në javët e ardhshme “Tonight” do të vijojë të trajtojë tema të rëndësishme me të ftuar që kanë një peshë në politikën shqiptare por edhe përtej politikës.