
Ka nisur sot faza e dytë e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, në nivel ZVA me pjesëmarrjen e të gjitha shkollave 9-vjeçare tw Shkodrws. Kjo fazë sjell edhe risi në formatin e konkurrimit, ku nxënësit do të garojnë në disa kategori sI kartolina e librit, debati dhe projekti.
Drejtorja e zva Shkodër, Brisela Kadija shprehet se qëllimi kryesor i këtij konkursi është theksimi i rëndësisë së gjuhës, në një kohë kur ajo përballet me sfida të shumta, si ndikimi i teknologjisë dhe përdorimi i shtuar i gjuhëve të huaja në komunikimin e përditshëm.
Konkursi do të zgjasë katër ditë, ku nxënësit do të kenë mundësi të shprehin aftësitë e tyre në përdorimin e saktë dhe të pasur të gjuhës shqipe.






