Festivali i 61-të mbarëkombëtar i këngës për fëmijë u mirëprit në Shkodër. 10 këngët e para konkuruan në këtë festival të zhvilluar në teatrin “Migjeni”.Drejtori i festivali Ermir Zoga shprehet se nata e parë rezultoi e suksesshme.

Këngët fituese këtë vit do të përzgjidhen nga vetë këngëtarët e vegjël që marrin pjesë në festival, kjo edhe për të shuar çdo pakënaqësi të mundshme.

Udhëheqësi artistik Roland Guli thotë se sfidë është që muzika t’i përshtatet teksteve për të vegjlit pa u transformuar në një gjuhë muzike të lehtë për të rritur siç rrezikon të ndodh.
Festivali i 61-të mbarëkombëtar i fëmijëve do të vijojë për tri netë me radhë dhe në fund do të shpallen edhe këngët më të mira.

Artikulli paraprakURA E ZOGUT DREJT SHËMBJES SË PLOTË
Artikulli tjetërRAMA: STUDENTËT E MJEKËSISË QË NISIN KËTË VIT SHKOLLËN DO E MARRIN DIPLOMËN 5 VITE PASI TË KENË PËRFUNDUAR STUDIMET