NGA ABU DHABI, NIS PËRPJEKJA E PARË PËR KËTË NISËM QË VJEN SI RISI E TEKNOLOGJISË. Një avion është nisur sot nga Abu Dhabi në përpjekjen e parë për të fluturuar rreth botës duke përdorur vetëm energji diellore.

Avioni pritet të arrijë në destinacionin e parë Muskatin e Omanit, pas 10 orë fluturimi. Disa pjesë të udhëtimit, siç janë fluturimet mbi Oqeanin Paqësor dhe atë Atlantik, nënkuptojnë se do të zgjasin deri në pesë apo gjashtë ditë. Themeluesit e impulseve diellore në këtë avion dhe pilotët e tij, Bertrand Piccard dhe Andre Borschberg, kanë thënë se shpresojnë të inkurajojnë zëvendësimin e “teknologjive të vjetra ndotëse me teknologji të pastër dhe efikase”.