Shumë shpejt qyteti i Lezhës nuk do të përballet më me problemet e përmbytjeve që prej vitesh ishin kthyer në një shqetësim serioz pas çdo reshjeje shiu me intensitet të lartë, për shkak të depërtimit të përrenjve të lagjes së Spitalit dhe Gurra në pjesën e poshtme, bllokimeve të kanalizimeve dhe kapacitetit të vogël të tyre.Me financim nga banka gjermane KfV, ka nisur zbatimi i një projekti për disiplinimin e ujërave të zeza dhe të bardha, i cili krahas eleminimit te permbytjeve i jap rrugë edhe rikualifikimit urban të qytetit.Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, thote se investimi i nisur do të ketë ndikim të menjëhershëm ne zgjidhjen e problemit te permbytjeve.
Investimi i Bankes Gjermane KFV kap vleren e 16 milion eurove, ku eshte parashikuar dhe ndertimi i Ujesjellesit ne lagjes Nene Tereza, Shengjinit dhe Gocaj-Kakarriq, projekte qe kane nisur zbatimin prej disa muajsh.

Artikulli paraprakDITA E TË MOSHUARVE FESTOHET EDHE NË QENDREN “BESA”
Artikulli tjetërTAKIMI I KËSHILLIT POLITIK EVROPIAN, I PRANISHËM EDHE RAMA! NISET DREJT KOPENHAGEN