Myftinia Shkodër ka nisur javën e aktiviteteve kushtuar haxhilerëve shkodranë. Mbi 100 qytetarë shkodranë do të jenë pjesë e peligrinazhit të Haxhit këtë vit. Aktiviteti u zhvillua në xhaminë “Ebu Bekër”, ku mes emocionëve dhe lutjeve myftiu I Shkodrës, Imam Muhamed Sytari” iu drejtua haxhilerëve me disa këshilla dhe mesazhe frymëzuese.

I ftuar I veçantë I kësaj tribunë fetare ishte myftiu I Tiranës Imam Bilal Teqja I cili dha disa mësime të vyera për besimtarët që do të nisen drejt vendeve të shenjta.

Ky aktivitet do të vijojë me seancat e trajnimit teorik dhe pyetje përgjigje të ndryshme me haxhilerët shkodranë të këtij viti, që e kalojnë numrin e 100 besimtarëve.

Artikulli paraprakLEZHA ÇEL SEZONIN TURISTIK VEROR
Artikulli tjetërKRUJA TËRHEQ VENDAS DHE TË HUAJ