Ka nisur në Shkodër kampionati kombëtar i boksit ku merr pjesë edhe skuadra e Vllaznisë si një prej pretendenteve kryesore bashkë me Tiranën. Në ditën e parë në ndeshjet e zhvilluara në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ishin të parashikuara 10 ndeshje për t’u zhvilluar. Kryetrajneri i Vllaznisë Zef Gjoni është i kënaqur me ditën e parë ku boksierët kuqeblu fituan katër ndeshjet që kishin.

Dy prej ndeshjeve që spikatën për boksierët e Vllaznisë është ajo e Kristjan Demaj dhe Shpëtim Bajoku.Trajneri i Tiranës Sead Bushati thotë gjithashtu se këtë vit ka një rivalitet.

Në ditën e parë për Vllazninë në peshën 48 kg fitues u shpall Rifat Bajrami, në peshën 51 kg Dren Zariqi, në peshën 63.5 kg Shpëtim Bajoku dhe në peshën 92 kg Kristjan Demaj. Vllaznia është pretendente kryesore për fitimin e titullit kampion ndërsa një rival i fortë është edhe ekipi i Tiranës me trajner shkodranin Sead Bushati.