Ka startuar kampionati Kombëtarë I Handbollit dhe Vllaznia paraditen e së dielës ka zhvilluar takimin e tyre të pare ku si rival kishtë ekipin e Cërrikut. Kjo ndeshje u zhvillua në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ku ajo që binte në sy ishte edhe rivaliteti ndërmjet dy skuadrave. Por handbollistët e Vllaznisë sin ë pjesën e parë po ashtu edhe në të dytë kanë kryesuar në pikët e shënuara ku përfundimi I kësaj ndeshjeje u mbyll me rezultatin 35-26 për shkodranët.

Prezent në palatin e sportit ishte edhe Armand Çakalli I cili është sekretarë I Federatës Shqiptare të Handollit I cili u shpreh se ky Kampionati ka edhe risit e tij.

Kështu Vllaznia në Handboll ka marrë edhe fitoren e parë në këtë Kampionat Kombëtarë ku synimi I tyre është që të arrijnë të realizojnë një paraqitje dinjitoze e pse jo të jenë edhe triumfues.

Artikulli paraprakHOMAZHE PËR VIKTIMAT E 21 JANARIT
Artikulli tjetërVLLAZNIA U-17 MUND 2-1 PORTON