Kampionati shqiptar i futbollit nga nesër do të nis sezonin e ri. Vllaznia ndeshjen e aprë do ta ketë në Laç, një ekip pretendent edhe këtë sezon. Në prag të kësaj përballjeje të javës së parë trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç shprehet se ekipi i tij është gati për të arritur një rezultat pozitiv.

Me lojtarët që ka Vllaznia aktualisht pas merkatos së bërë, trajneri Brdariç thotë se do synojë të ndërtojë një ekip më të mirë se ai i sezonit të kaluar.

I pyetur për titullin kampion Brdariç nuk ngutet as këtë radhë duke thënë se më përpara për Vllazninë duhen plotësuar disa kushte që ende mungojnë pastaj të flasim për trofe.

Mbrojtësi i Vllaznisë Mevlan Adili shprehet se Vllaznia do vijojë luftën për titullin kampion ndërsa ngacmon laçianët duke thënë se duhet të kenë nderin që luajnë ndaj Vllaznisë.

Vllaznia sezonin e kaluar e mbylli në vendin e dytë në kampionat ndërsa fitoi Kupën e Shqipërisë ndërsa edhe këtë sezon synohet një paraqitje dinjitoze dhe fitimi i trofeve.

Artikulli paraprakFEMRA, JUVENTUS ELEMINON VLLAZNINË NË CHAMPIONS
Artikulli tjetërTËRMET NË ISHULLIN GREK, JA SA ISHTE MAGNITUDA