Sot është një ditë e ngarkuar për kampin socialist! Partia Socialiste mbledh kongresin, i cili ka nisur, ndërsa risi do të jetë vendosja e tavolinave të rrumbullakëta, në pjesën e jashtme të Pallatit të Kongreseve. Përfaqësues të PS-së, përfshirë deputetë dhe ministra, do të zhvillojnë takime me anëtarët e qytetarët, kryesisht mbi problematikat aktuale, si p.sh kriza e çmimeve.

Ky diskutim, që pritet të shtrihet ne disa sheshe kryesore, do të zgjasë rreth 3 orë, ndërsa më pas në orën 12:00, nisë faza e dytë e punimeve e cila do të shënojë hapjen punimeve nga Damian Gjiknuri.

 

 

AGJENDA E KONGRESIT

Agjenda e Kongresit të PS
Kongresi i Partisë Socialiste nis punimet e tij në orën 9.30.
Në pjesën e parë do të jenë 5 panele që do të zgjasin nga ora 9.30-11.30:
-Rinia, Inovacioni, Fëmijët
Vendi: Kolonat mes Sheshit Italia dhe Sheshit Nënë Tereza
-Rajoni, Europa, Siguria
Vendi: Holli i Pallatit të Kongreseve
-Bujqësia dhe Siguria Ushqimore
Vendi: Sheshi Nënë Tereza
-Energjia, Mobiliteti, Mjedisi
Vendi: Sheshi Italia
-Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale
Location: Hapësira para hyrjes së Pallatit të Kongreseve
Pjesa e dytë nis në 12:00 – hapja e punimeve me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian
Gjiknuri, mbi pjesën organizative dhe politike të PS
Këshillimi kombëtar – Paraqitje e rezultateve të procesit dhe objektivat. Elisa Spiropali.
Angazhimi në politikë – Hapja dhe fuqizimi i Partisë Socialiste. Ditmir Bushati.
Përfaqësimi i qytetarëve dhe përgjegjësitë e mazhorancës. Taulant Balla.
Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z. Edi Rama.
B)Sesioni i punimeve formale -Çelja e pjesës organizative.
Statuti – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së. Blendi Klosi.
Digjitalizimi – Prezantim i platformës së re digjitale. Etjen Xhafaj
Diskutime – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.
Mbyllja e punimeve të kongresi

Artikulli paraprakMASAKRA ME CIVILË TË VRARË NË KARMATORSK, REAGON XHAÇKA: PRAKTIKË E LUFTËS RUSE, BOTA TË DËNOJË KËTË MIZORI!
Artikulli tjetërMINISTRJA E EKONOMISË: PAKETA SOCIALE, PROVË SE MBROJMË MË TË DOBËTIT