Ka nisur mëngjesin e sotëm konkursi për gradën ‘Drejtues i parë’, në Akademinë e Policisë, ku në garë janë 33 policë, që kandidojnë për të zënë vendin e lënë të lirë nga Haki Çako. Konkursi filloi në orën 08:00, ku 33 policët në garë për gradën madhor, të cilët kanë më shumë se 3 vite që mbajnë gradën ‘Drejtues’.

Ndërkohë, ky konkurs do të kalojë në dy faza. Faza e parë është me shkrim dhe përgjigjet do të korrigjohen, ndërsa faza e dytë është me gojë. Akademia e Sigurisë do të përzgjedhë 5 kandidaturat duke u bazuar në disa kritere, duke filluar nga karriera në Policinë e Shtetit, trajnimet dhe të gjitha vlerësimet që kanë kandidatët.

Pas dorëzimit të dokumentacionit në datën 16 janar, pritet që brenda dy javësh të shpallen fituesit e 5 kandidatëve që do të marrin gradën “Drejtues i Lartë”. Ish-kryepolici Haki Çako u lirua nga detyra më 8 janar të këtij viti dhe në vend të tij u komandua Rebani Jaupi, i cili do të drejtojë Policinë e Shtetit deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, i cili do të dalë pas konkursit.

Artikulli paraprakPËRJASHTIMI NGA LIBRA, FLET PËR HERË TË PARË MIMOZA HAFIZI
Artikulli tjetërJO MË PROKURORË TË KOMANDUAR, MARKU ROKADË NË ORGANIN E AKUZËS