
Ka nisur sot faza e parë në nivel ZVAP e konkursit të teatrove të shkollave 9-vjeçare. Kjo është hera e parë që një aktivitet i tillë po organizohet në ciklin 9-vjecar, ndërsa pjesë u bënë nxënës kryesisht të klasave të 8-të dhe të 9-të
Aktorja Drande Xhai e cila është edhe pjesë e jurisë thotë se të tilla aktivitete shërbejnë për evidentimin e talenteve të reja
Produkt i festivalit të shkollave është edhe aktorja Evis Muriqi që në këtë konkurs do të jetë pjesë e jurisë
Aktiviteti u zhvillua paralelisht në katër ambiente tek QKF “Kujtim Alija”
Shkolla “Prengë Jakova”, “Ndre Mjeda” dhe “Edit Durham”.
Në këtë konkurs moren pjesë 20 shkolla 9 vjeçare të qytetit të Shkodrës






