Pas ndërhyrjes për shembjen e bizneseve në hyrje të qytetit të Shkodrës në kuadër të rikualifikimit të kësaj zone, diten e sotme po punohej për largimin e inerteve. Firma kontraktuese ishte zhvendosur në terren ku me mjetet e saj po bëhej i mundur pastrimi i lulishtës dhe sistemimi i saj.

Qytetarët e cilësojnë të rëndësishëm këtë investim që po realizohet e cila pritet të kthehet në një zonë atraktive për të gjithë.

Projekti në hyrje të qytetit dhe rikualifikimi i bregut perëndimorë të liqenit të Shkodrës është një investim i qeverisë shqiptare që po zbatohet nga Fondi Shqiptarë i Zhvillimit me vlerë 479 milion lekë.

Artikulli paraprakGJYSËMFINALJA E BILBILAVE TË SHKODRËS
Artikulli tjetërVIJON PUNA NË AKSIN HARKU I BËRDICËS- BAHÇALLEK