
Diten e sotme, po punohej për çlirimin e hapësirave pranë Fakultetit të Shkencave Shoqërore dhe të Natyrës duke i rikthyer ato në funksion të plotë publik. Ky aksion synon rikthimin e këtyre ambienteve në shërbim të studentëve, stafit akademik dhe komunitetit, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e jetës akademike.
Rregullimi i këtyre hapësirave është mirëpritur nga qytetarët , të cilët e vlerësojnë pozitivisht këtë ndërhyrje, dhe lirimin e hapësirave në përgjithësi në qytet.
Këto ndërhyrje janë pjesë e një procesi për rregullimin e infrastrukturës arsimore në qytet. Synimi kryesor mbetet krijimi i ambienteve më funksionale e cilësore, për të mbështetur zhvillimin e procesit mësimor, kërkimin shkencor dhe jetën studentore në Universitetin e Shkodrës.
https://youtu.be/vYfz3YPxk6o






