Bashkia Shkodër nisi aksionin e lirimit të hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga subjekte të ndryshme. Fillimisht bashkia i la një afat 5 ditor subjekteve për t’i liruar në mënyrë vullnetare. Pas këtij afati policia bashkiake me mbështetjen e policisë së shtetit nisën heqjen e objekteve të paligjshme në rrugë dhe trotuare.

Disa subjekte nuk ishin të informuar për afatin e lënë nga bashkia Shkodër si dhe aksionin për lirimin e hapësirave publike.

Në ditën e parë policia bashkiake ndërhyri në mbi 50 subjekte duke nisur nga qendra e qytetit në drejtim të bulevardit “Skenderbeg” në dy anët e rrugës. Ky aksion për lirimin e hapësirave publike do vijojë kudo në qytetin e Shkodrës në ditët në vazhdim deri në lirimin e plotë të rrugëve dhe trotuarave të zëna padrejtësisht.

Ndërkohë janë mbi 50 subjekte të tjera që këto ditë kanë aplikuar për leje në bashkinë Shkodër për shfrytëzimin e hapësirave publike.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKONSTITUOHET KËSHILLI BASHKIAK LEZHË
Artikulli tjetërLIRIMI I POLICËVE, BURIMET NË BRUKSEL: RAMA, INFLUENCË TË DREJTPËRDREJTË