Duke marrë shkas nga situata e krijuar në PD, ku ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me mbështetës të tij kanë protestuar, me kërkesë të kryedemokratit Lulzim Basha eshte kerkuar mbledhja e Kryesise se PD e cila parak pak minutash ka filluar.

Rendi i ditës do të jetë “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithe anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”.

Në mbledhjen e sotme priten edhe vendime ne lidhje me ate qe ndodhi te shtunen.

NJOFTIMI I BARDHIT
Te nderuar anëtarë të Kryesisë,

Sot në orën 18:30, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të mblidhet Kryesia e Partisë, me rend dite “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithe anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”.

Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi

Artikulli paraprak700 MILIONË EURO TË ÇUARA DËM/ BE “DËSHTON” NË REFORMAT E SUNDIMIT TË LIGJIT NË BALKANIN PERËNDIMOR: NUK KA REZULTATE TË PREKSHME, KORRUPSIONI ENDE PROBLEM
Artikulli tjetërSKANDALI ME PAGAT, FIRMOSET MEMORANDUMI ME KOMPANINË E NJOHUR TË SIGURISË KIBERNETIKE, DO OFROJË EKSPERTIZË PËR RUAJTJEN E TË DHËNAVE TË QYTETARËVE