Ditën e nesërme do të nisë Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, ku do të mblidhen pjesëmarrës nga 38 vende të botës. Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale shkruan se do të ketë një platformë diskutimi dhe promovimi për Shqipërinë si destinacion i ri turistik i Mesdheut.

“Mirëmëngjes dhe me Konventën Ndërkombëtare të Turizmit që nis nesër në Tiranë, në bashkëpunim të veçantë me Organizatën Botërore të Turizmit, ku do të mblidhen pjesëmarrës nga 38 vende të botës, në një platformë diskutimi e promovimi për Shqipërinë si destinacion i ri turistik i Mesdheut, ju uroj të diel të paqtë”, shkruan Rama.

Konventa Kuadër për Etikën në Turizëm synon të promovojë turizëm të përgjegjshëm, të qëndrueshëm e të arritshëm universalisht nëpërmjet zbatimit të parimeve etike në turizëm dhe u referohet të gjithë aktorëve në zhvillimin e turizmit në respektimin e parimeve etike në turizëm.

Artikulli paraprakSUELLA BRAVERMAN U KËRKON FALJE SHQIPTARËVE? LEA YPI: KA FTUAR NJË DELEGACION NGA SHQIPËRIA
Artikulli tjetërSOT RAUNDI I DYTË I ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE NË MAL TË ZI