
E marta e 18-marsit shënoi nisjen e pelegrinazhit në kishën e “Shna Ndout” në Laç. Që prej orëve të para të mëngjesit, qindra besimtarë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë iu drejtuan këtij vendi të shenjtë, duke adresuar lutjet e tyre per shendet, paqe dhe begati ne familje.
Kisha e Laçit ka bërë mrekulli të shumta ndaj dhe kanë shumë besim tek ky vend i shenjte thone pelegrinet e ardhur nga qytete te ndryshme te Shqiperise por edhe jashtë saj.
Pelegrinët çdo të martë në 13 të tilla i drejtohen Kishës deri më 13 qershor, ditën ku dhe kulmon përfundimi i këtij pelegrinazhi të përvitshëm. Për mbarëvajtjen e ritualit fetar është hartuar një plan masash nga policia në bashkëpunim me Bashkinë e Kurbinit, ndërsa që në të marten e parë u vu re trafik i rënduar në rruget që të çojnë drejt kishes.