2560 VENDE TË LIRA, UNIVERSITETI I SHKODRËS 273 KUOTA. Duke nisur nga kjo e enjte e deri me date 20 tetor maturantet qe nuk kane siguruar nje te drejte studimi ne raundin e pare mund te plotesojne online ne portalin e matures shteterore formularin A3. Kane te drejte te konkurojne ne kete raund maturantet qe nuk kane konkuruar me pare me formularin A2 konkretisht perfshihen candidate qe kane rezultuar kalues ne provimet e matures shteterore, dhe nuk kane plotesuar formularin A2 gjithashtu candidate qe qe kane rezultuar kalues ne provimet e vjeshtes si dhe kandidatet qe kane perfunduar arsimin e mesem jashte vendit.

Formularin A3 kane te drejte ta plotesojne edhe kandidatet qe jane shpallur fitues me formularin A2 por qe duan te kalojne nje preference me lart. Aktualisht jane 2560 kuota te lira  ne te gjithe vendin konkretisht ne universitetin e tiranes, korces, elbasanit, gjirokaster, vlore, durres dhe Shkoder. Ne universitetin e shkodres kuotat e lira jane ne deget gjuhë-letërsi, gazetari            histori, gjeografi, matematike, fizikë, informatikë, biologji- kimi, infermieri e përgjithshme, infermieri mami, fizioterapi, cikli i ulet, cikli parashkollor, psikologji, punë sociale, edukim fizik, financë-kontabilitet  administrim biznes, turizëm, anglisht, italisht, gjermanisht, frëngjisht dhe drejtësi. Lista e fituesve do te behet publike me date 23 tetor 3 dite pas mbylljes se aplikimeve online.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/XNgiN_-0JMw?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]