
Ka nisur procesi i prishjes së stacioneve të vjetra të autobusëve në disa zona të Shkodrës. Aksioni vjen në kuadër të nismës për lirimin e hapësirave publike dhe synon të përmirësojë infrastrukturën e transportit urban.
Sipas autoriteteve vendore, stacionet ekzistuese, të cilat janë amortizuar prej vitesh, nuk plotwsojnw kushtet pwr siguri dhe komoditet pwr qytetarwt. Stacionet e vjetra tw autobuswve do të zëvendësohen me struktura të reja dhe bashkëkohore, që do të ofrojnë kushte më të mira për pritjen e qytetarëve dhe një pamje më moderne të qytetit.
Punimet do të zhvillohen me faza në disa zona të Shkodrës.
Në përfundim të projektit, pritet që transporti publik të ofrojë kushte më të mira pritjeje dhe që hapësirat urbane të jenë më të sistemuara dhe të aksesueshme për të gjithë qytetarët.






