Hyrja e qytetit të Shkodrës do të ofrojë shumë shpejt një tjetër pamje. Një projekt i Bashkisë së Shkodrës ka nisur të për ndriçimin e plotë nga vendi i quajtur “Harku i Berdicës”, deri përtej Urës së Bahçallëkut në hyrjen e qytetit. Janë 80 milion lekë nga të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës të

cilat mundësojnë këtë ndërhyrje që do të krijojë një tjetër impakt jo vetëm për qytetarët por edhe vizitorët. Megjithatë, kryebashkiakja Voltana Ademi thotë se puna do të vazhdojë, duke krijuar lehtësi qarkullimi sidomos për këmbësorët.

Përveç krijimit të standarteve optimale për hyrjen e qytetit, në aspektin e ndriçimit në një gjatësi 1400 metër linear, Bashkia e Shkodrës ka futur në përdorim ndriçimin LED, që përveç cilësisë, ofron edhe konsum më të ulët të energjisë elektrike. Projekti i Bashkisë Shkodër për ndriçimin e hyrjes së qytetit, parashikohet të përfundojë brenda 45 ditëve.

Artikulli paraprakNURJA: RINIA SHKODRANE DHE SHQIPTARE NË VËSHTIRËSI
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 02.06.2019