Partia Demokratike proteston në sheshin përpara parlamentit ku udhëheq Forumi Rinor i kësaj force politike. Por jo të gjithë duket se janë njohur me ndryshimet në organizimin e këtij tubimi, nga një manifestim mbarëqytetar në një protestë të të rinjve. Kjo pasi në protestë janë parë edhe shumë të moshuar.

Belind Këlliçi, kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike çeli këtë protestë me sloganin “Rama ik” ku tha se të rinjtë nuk kanë mundësi që të arsimohen ndaj dhe po largohen nga vendi. Protesta, sipas Këlliçit, bëhet për disa kauza, si ai për ligjin e ri për arsimin e lartë, papunësinë, varfërinë, rritjen e çmimit të energjisë elektrike, ngritjen e taskave, mungesën e investimeve publike dhe largimin e të rinjve nga vendi.Këlliçi sulmoi edhe vizitën e Kryeministrit Rama në Izrael, ku tha se ai iu shmang protestës së të rinjve dhe forcës së tyre për ta larguar atë nga qeveria.  

Artikulli paraprakRAMA VIZITË ZYRTARE NË ISRAEL, TAKOHET ME HOMOLOGUN NETANYAHU
Artikulli tjetërKOMISIONERI DERVISHI: 300 ANKESA NË JAVË PËR INSTITUCIONET