Qindra qytetarë kanë dalë pasditen e sotme në protestë, kundër rritjes së çmimit të energjisë, por edhe rritjes së çmimit të produkteve të tjera në vend, duke nisur nga buka. Qytetarët kanë organizuar pasditen e sotme një protestë të thirrur në rrjetet sociale, pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi krizën e re dhe rritjen e çmimit të energjisë. Me pankarta në duar qytetarët kundërshtojnë këtë duke kërkuar uljen e çmimeve të produkteve të shportës përfshirë edhe atë të ilaçeve.

“Edhe buka edhe uji edhe të gjitha. Jam i sëmurë dhe ilaçet jo që nuk na i japin por duhet të paguajmë, pa asnjë rimbursim. I kanë shtrenjtuar çmimet e ilaçeve. I kanë ngritur çmimet në maksimum”, thotë një qytetar.

Në përditësim…

Artikulli paraprakVUÇIÇ ZBARDH TAKIMIN ME KURTIN: DIALOGU DUHET TË VAZHDOJË, BEOGRADI ËSHTË GATI TË ZBATOJË GJITHÇKA, POR…
Artikulli tjetërAKTORI I NJOHUR QË IMITON RAMËN PJESË E PROTESTËS KUNDËR RRITJES SË ÇMIMEVE: NUK HAMË TË GJITHË TEK NUSRETI