
Teatri “Migjeni”, brënda pak kohësh do të ketë të instaluar sistemin e kondicionimit. Puna ka nisur ditët e fundit dhe do të shtrihet në të gjithë hapësirën e teatrit të Shkodrës. Në një intervistë për mediat, Drejtoresha e Kulturës në Bashkinë Shkodër Sara Smaja, u shpreh se ky është një lajm i mirë për aktorët dhe stafin e teatrit por edhe për spektatorin shkodran i cili nuk do të përballet më me temperaturat e ulëta gjatë stinës së dimrit dhe të nxehtin gjatë verës.
Investimi për sistemin e kondicionimit në Teatrin “Migjeni” ka qënë një kërkesë e kahershme e stafit të teatrit, por edhe një nga angazhimet kryesore të kryebashkakut Benet Beci për ti krijuar kushte jo vetëm aktorëve dhe stafit por edhe spektatorit të Shkodrës. Investimi për sistemin e ngrohjes vjen si ndërhyrje e Bashkisë Shkodër në godinat kulturore të qytetit, vlera financiare e të cilët është miratuar në buxhetin e vitit 2025.