Bashkia Shkodër ka nisur punimet për rikonstruksionin e palestrës së shkollës “28 Nëntori”, një investim i rëndësishëm që synon përmirësimin e kushteve të edukimit fizik dhe zhvillimit të sportit në shkolla. Punimet po zhvillohen me ritme intensive për ta kthyer këtë hapësirë në një ambient modern dhe funksional për nxënësit. Dhurata Kuçi, mësuese pranë kësaj shkolle në edukim fizik, sporte dhe shëndet, tha se ky investim është i mirëpritur dhe do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e orëve të edukimit fizik dhe në motivimin e nxënësve për t’u angazhuar më shumë në sport.
Nga ana tjetër, ajo theksoi se një zhvillim pozitiv është edhe rikthimi i hapësirës së palestrës tek nxënësit e kësaj shkolle elitare, pasi më herët ajo nuk ishte në funksion të shkollës.
Ky investim është pjesë e programit të përbashkët mes Bashkisë Shkodër dhe Ministrisë së Arsimit, që synon modernizimin e infrastrukturës arsimore dhe sportive .


