
Ka nisur puna për ndërtimin e qendrës së integruar të informacionit turistik në Shkodër, një project që synon të përmirësojë shërbimet për vizitorët dhe të forcojë më tej profilin turistik të qytetit. Qendra do të shërbejë si pika kryesore e informacionit për turistët, duke ofruar orientim, informacion dhe shërbimet e nevojshme për vizitorët.Ajo pritet të jetë porta e parë e mikëpritjes për vizitorët që zgjedhin të zbulojnë Shkodrën dhe atraksionet turistike të zonës.
Ky investim është pjesë e përpjekjeve për ta kthyer qytetin në një destinacion gjithnjë e më modern, të organizuar dhe mikëpritës, duke përmirësuar eksperienvën e turistëve dhe potemcialin turistik të rajonit. Punimet për projektin pritet të përfundojnë Brenda dy muajve, duke i hapur rrugë vënies në funksion të qendrës së integruar të informacionit turistik në Shkodër.






