Korposi i inxhiniereve te ushtrise amerikane për evropën, kanë mbërritur në Vau Dejës ku ka kanë parë nga afër ambjentet e shkollës së mesme të bashkuar Imzot Lucjan Avgostini, e cila do ti nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë.

Ato janë takuar me grupin e inxhieniereve te Bashkisë Vau Dejës, dhe Kryetarin e Bashkisë Zef Hila, ku kanë parë në detaje edhe projektin për rikonstruksionin e kësaj shkolle. Kryetari i Bashkisë Zef Hila gjatë fjalës së tij garantoi mbështetjen maksimale ndaj këtij korpusi ndërkohe qe evidentoi edhe rëndësinë e kësaj ndërhyrje.

28 ambjente, janë pjesë e kësaj shkolle e cila do të rikonstruktohet e plotë falë bashkëfinancimit të Bashkisë Vau Dejës dhe donatorëve të huaj, ndërkohe që në këtë vit kjo shkollë regjistron 382 nxenes te sistemit 9 vjecar dhe 133 nxënes të sistemit të mesëm. Korposi inxhinierëve të ushtrisë amerikane ka qënë edhe para pak kohesh ne Bashkinë Vau Dejës ku mori pjesë ne rikonstruksionin e shkollës së Mjedes dhe Qendres Shendetesore.