Të besueshëm, me integritet dhe me aftësi profesionale të provuara, kështu konsiderohet 30 efektivët e parë të Task Forcës Speciale të cilët prej një jave kanë nisur zyrtarisht punën. Kjo strukturë tashmë e vendosur në ambientet e ish-Ministrisë së Shëndetësisë ka nisur nga puna dhe pritet që shumë shpejt të jap rezultatet e para.

Fokusi i kësaj strukture janë goditja e parave të përfituara nga aktivitet kriminale, trafiku i narkotikëve dhe zbardhja e dosjeve të harruara ku prej tyre ka dhe vrasje të bujshme. Kjo strukturë pritet që javën e ardhshme të prezantohet dhe zyrtarisht nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ndërsa anëtarët e saj janë përzgjedhur me konkurs dhe kanë kaluar fazën paraprake të kontrollit të pasurisë dhe integritetit moral e profesional.

30 efektivët e parë të ngjashëm me ata të FBI Në fokus paratë e krimit, droga e vrasjet e bujshme

Artikulli paraprakONM KUNDËR MAZHORANCËS PËR ANËTARËT E KLP E KLGJ: SHQIPTARËT I LEXOJNË NDRYSHE LIGJET
Artikulli tjetërAKSIDENT ME VDEKJE NE PLAZHIN E VELIPOJES