
Një tjetër hapësirë publike e amortizuar prej vitesh në Shkodër po kthehet në kantier ndërtimi. Prej disa ditësh punimet kanë nisur për asfaltimin dhe rehabilitimin e plotë të sheshit pranë kopshtit “Bep Tusha”. Kjo ndërhyrje i jep zgjidhje një problematike të kahershme infrastrukturore për banorët e zonës, e veçanërisht për prindërit që shoqërojnë çdo ditë fëmijët në kopsht e çerdhe. Mungesa e investimeve për vite me radhë e kishte kthyer këtë hapësirë në një shqetësim të përditshëm.
Rregullimi i sheshit po realizohet përmes një ndërhyrjeje paralele me rikonstruksionin e plotë të vetë kopshtit “Bep Tusha”. Me përfundimin e të dyja investimeve, kjo zonë e Shkodrës merr një pamje tërësisht të re, duke garantuar hapësira më të sigurta, më funksionale dhe më dinjitoze për komunitetin.
https://youtu.be/QI5O_rO18vU






