
Bashkia Shkodër, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Mirëmbajtjes së Objekteve Publike, ka nisur punën për rikonstruksionin e dyshemeve të banesave të komunitetit rom.
Fatmira Kraja, punonjëse sociale pranë Bashkisë Shkodër, u shpreh se kjo ndërhyrje ka qenë e domosdoshme, ndërsa përfitues janë 27 familje që jetojnë në kontenierët e investuar nga Bashkia Shkodër.
Përfituesit të këtij investimi thanë se Bashkia Shkodër po punon në mënyrë të vazhdueshme duke i mbështetur në nevojat e tyre.
banore
Kjo ndërhyrje vjen si përgjigje e drejtpërdrejtë e Bashkisë Shkodër ndaj kërkesave të komunitetit rom, duke treguar vëmendje për përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës.






