
Bashkia Shkodër po zbaton projektin e rikonstruksionit të rrugës “Pjerushi” në fshatin Grudë e Re të njësisë administrative Rrethina. Një rrugë kjo e cila ka frekuentim të lartë të banorëve, punimet e së cilës pritet të përfundojnë brenda 4 muajve. Për banorët, asfaltimi I rrugës ishte I nevojshëm.
Rikonstruksioni I kësaj rruge është shumë I rëndësishëm për qindra familje që jetojnë në këtë zonë dhe kalojnë përmes rrugës “Pjerushi”. Amortizimi I mëparshëm ka penguar banorët të kryejnë aktivitetet e përditshme, në punë apo shkollë.






