Ne zonen e Fermentimit prej disa ditësh firma kontraktuese ka nisur punën për sistemimin e plotë të rrugëve dhe rrugicave të kësaj zone të qyetit të Shkodrës. Janë 3.2 km rrugë të cilat janë të përfshira në këtë projekt që vjen si investim i Bashkisë Shkodër me Ministrinë e Ekonomisë. Për të parë nga afër punimet ka qënë vetë Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci i cili ka dhënë edhe detaje për këtë nderhyrje në infrastrukturë që po bëhet.

Projekti parashikon ndërhyrjen e plotë të 3.2 km rrugë, me sismimin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, trotuarë dhe ndricim të rrugëve. Në total vlera e investimit kap shifrën e rreth 70 milion lekeve të reja dhe kohëzgjatja e punimeve është parashikuar rreth 6 muaj.

Artikulli paraprakPEDALIM KUNDËR DHUNËS NË LEZHË
Artikulli tjetërMBYLLET KAMPIONATI I MUNDJES NË LEZHË