Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit të Objekteve Publike pranë Bashkisë Shkodër ka nisur punimet për rikonstruksionin e kopshtit “Bardhaj”. Ky investim vjen pas dekadash pa ndërhyrje, periudhë gjatë së cilës godina ishte degraduar dhe kishte nevojë urgjente për përmirësim. Drejtoresha e kopshtit, Arjeta Mlika, u shpreh se rikonstruksioni është një hap i rëndësishëm për krijimin e kushteve më të mira për fëmijët dhe stafin edukues. Sipas saj, ky investim është edhe një garanci më shumë për prindërit, duke u siguruar atyre një ambient të sigurt dhe funksional për edukimin e fëmijëve të tyre.

Ky investim është pjesë e strategjise së Bashkisë Shkodër, e cila, para nisjes së sezonit të ri arsimor, po ndërhyn në disa institucione edukative në qytet dhe zona rurale. Përmirësimi i infrastrukturës arsimore është shndërruar në një nga prioritetet kryesore të bashkisë, me synimin për t’u ofruar fëmijëve një mjedis më të sigurt, modern dhe të përshtatshëm për zhvillimin e tyre.

Artikulli paraprakLEZHA E DEÇANI BASHKËPUNIM NË ARSIMIN PROFESIONAL
Artikulli tjetërZYRA E INFORMACIONIT PRET RRETH 100 TURISTË NË DITË