Kanë nisur punimet për riparimin e trotuareve në bulevardin “Skënderbeu” në Shkodër, pas dëmtimeve të krijuara ndër vite.

Institucionet përgjegjëse kanë ndërhyrë për rehabilitimin e trotuareve, të cilat prej kohësh paraqisnin probleme si pasojë e amortizimit dhe dëmtimeve të vazhdueshme.
Qytetarët e vlerësojnë këtë ndërhyrje si të nevojshme, duke theksuar se trotuaret e dëmtuara vështirësonin lëvizjen e këmbësorëve dhe krijonin shqetësime të përditshme.

Punimet pritet të përmirësojnë sigurinë dhe kushtet e lëvizjes për këmbësorët, ndërsa banorët shpresojnë që ndërhyrje të ngjashme të vijojnë edhe në zona të tjera të qytetit.

 

https://youtu.be/76slXP5FKCs

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR – KOPLIK, QYTETARËT:NUK RESPEKTOHET SINJALISTIKA
Artikulli tjetërBY-PASS-I I SHKODRËS VIJON TË PËRBALLET ME DËMTIME