
Ka nisur zbatimi i udhëzimit të ri për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare.
Dokumenti i Ministrisë së Financave i hap rrugë procesit që do të shtrihet në të gjithë vendin deri në dhjetor 2026.
Fushata parashikon një normë tatimore 5% për rivlerësimin e pronave.
Agjenti imobiliar thotë se ulja e kësaj takse pritet që të ndikojë në shtimin e pronave në shitje ndërsa mund të ketë lëvizje në vetë çmimin e pronave në treg.
Po ashtu, gjatë këtij viti pritet të hyjnë në fuqi çmime të reja reference për pasuritë e paluajtshme në të gjithë vendin, me përjashtim të Tiranës, çka do të sjellë rritje të vlerave të pronave.
Rivlerësimi i fundit u zhvillua në periudhën 2020–2022 me një normë tatimore 3%, ku rreth 94 mijë pasuri të paluajtshme iu afruan çmimeve të tregut. Nga ajo fushatë, buxheti i shtetit përfitoi 138.6 milionë euro, i ndikuar nga niveli i tatimit dhe rritja e çmimeve në treg.






