Nga dita e hënë në njësitë administrative Shalë, Shosh, Pult dhe Dajç do të nisë procesi I verifikimit dhe matjes në terren si dhe përcaktimi i kufijve dhe krijimi i hartës kadastrale në këto zona.
Lajmi është bërë I ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale nga kryebashkiaku I Shkodër Benet Beci.
“Në kuadër të marrëveshjes me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, po zbatohet Projekti i Rregjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme në territorin e Bashkisë Shkodër.
Qëllimi i projektit:
Të pasqyrojë çdo pasuri të paluajtshme, shtetërore, publike dhe private, në zonat përkatëse, përmes regjistrimit në kartelë dhe hartë kadastrale.
Procesi përfshin dy faza kryesore:
Informimi i publikut
Verifikimi dhe matjet në terren – përcaktimi i kufijve dhe krijimi i hartës kadastrale.
Për çdo pasuri krijohet një kartelë e veçantë, e cila përfshin të dhëna të detajuara.
Afishimi publik – 45 ditë
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët dhe titullmbajtësit mund të verifikojnë të dhënat dhe të paraqesin ankesa, nëse ka pasaktësi.
Pas shqyrtimit të ankesave, të dhënat përfundimtare ngarkohen në sistemin digjital të pasurive të paluajtshme, duke përmbyllur regjistrimin përfundimtar.”
Verifikimi do të nisë këtën ditën e hënë Pecaj, për të vijuar më pas të martën në Abat, te merkuren ne Nicaj dhe ditën e enjtë në j Lekaj.
Ky process është I shumëpritur nga banorët e këtyre zonave pasi më në fund doi të kenë mundësi të marrin certifikatën e pronësisë të pronave të trashëguara të të parëve të tyre.

https://youtu.be/NQDC2m-U0jI

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTIME DHE PROCEDIME PËR VEPRA TË NDRYSHME PENALE
Artikulli tjetërMBYLLET PANAIRI I LIBRIT NË SHËNGJIN