
Pas raportimit të problematikës disa herë në Star Plus Tv, ka nisur sot rikonstruksioni i pedonales pranë Katedrales së Shkodrës. Pamjet e para disa javëve tregojnë qartë gjendjen problematike në të cilën ndodhej.
Bashkia Shkodër si dhe ndërmarrja e shërbimeve dhe punëve publike kanë filluar sot ndërhyrjen për rregullimin e pllakave të dëmtuara. Pedonalja ka qënë prej muajsh në gjendje të degraduar duke përbërë rrezik për kalimtarët si dhe duke vështirësuar qarkullimin në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit. Pavarësisht rëndësisë që ka kjo rrugë, ndërhyrja ka ardhur me vonesë, ndërkohë që dëmtimet kanë qënë evidente prej kohësh.
Aktualisht, ndërhyrja përqëndrohet në një pjesë të pedonales, ndërsa punimet priten të përfundojnë brenda 3 ditësh. Ndërhyrja e sotme pritet të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve në këtë zonë, e cila ishte lënë në harresë nga institucionet përgjegjëse pavarësisht ankesave të herë pas hershme.