Ka nisur sot Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Samiti drejtohet nga dyshja Rama-Varhelyi, të cilët aktualisht po zhvillojnë një takim me dyer të mbyllura, ndërsa pas takimit do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp.

Kryeministria ka publikuar pamjet e para nga takimi Rama-Varheyli, ndërsa dy drejtuesit e Samitit do të dalin në konferencë në orën 12:30, teksa më pas në orën 15:00 bëhet firmosja e marrëveshjeve.

Serbia përfaqësohet në Samit me kryeministren Brnabiç, Kosova me Albin Kurtin, Maqedonia e Veriut me Zaevin, kurse Mali i Zi me Presidentin Milo Djukanoviç.

Po ashtu, në Samit janë dhe Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, si dhe drejtori i Sekretariatit të CEFTA, Emir Djikic.