Ka nisur seanca e fundit parlamentare e vitit 2022, një seancë që pritet ë zgjasë dy ditë, me diskutime e debate të shumta.

Në rend të ditës janë disa vendime dhe projektligje të rëndësishme, ndër të cilët veçojmë projektvendimin për emërimin e një anëtarët të Gjykatës Kushtetuese, atë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, për emërimin e një anëtari të bordit të ERE-s, apo ndryshimet në Kodin Rrugor.

Po ashtu, në rend të ditës janë dhe disa marrëveshje të fushës financiare si ai për ndryshimet në buxhetin e vitit 2022, ratifikimi i marrëveshjes së huas, me Fondin Saudit për Zhvillim, për projektin e ndërtimit të lotit të tretë të rrugës Qukës-Qafa e Plloçë, ai për aderimin në iniciativën e përbashkët për rregulloren e brendshme për shërbimet e Organizatës Botërore të Tregtisë si dhe ai për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakUNIVERSITETI I SHKODRËS KONFERENCË PËR PJETËR BUDIN
Artikulli tjetërTENSIONE NË KUVEND/ NOKA BLLOKON FOLTOREN, LUAN BAÇI DEBATON ASHPËR ME ALIBEAJN DHE BARDHIN, NDËRHYN GARDA