Nis seanca parlamentare ,kryetaret e grupeve parlamentare.Ka nisur seanca plenare për këtë sesion të ri parlamentar.

Në fjalën e tij kreu i Kuvendit kërkoi më shumë angazhim për reformën zgjedhore si dhe bashkëpunim konstruktiv për zhvillimet intergruese të vendit. Deputetët demokratë, në seancën e parë të kuvendit për këtë vit do të qëndrojnë vetëm disa minuta, sa kryetari i grupit Edi Paloka të zyrtarizojë qëndrimin. Program i punës deri në shpërndarjen e kuvendit për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit pritet të jetë i ngjeshur, për shkak të reformës zgjedhore por dhe hartimit të rreth 40 ligjeve për plotësimin e kuadrit të reformës në drejtësi. Po ashtu, deputetët deri në shpërndrjane e kuvendit do të marrin një vendim të rëndësishëm atë për zgjedhjen e presidentit të ri pas mbarimit të mandatit të Bujar Nishanit. I gjith ky proces pritet të kalojë jo pa debate dhe tensione mes mazhorancës dhe opozitës. Ajo çka do të ketë interes për këtë sesion është qëndrimi i Partisë Demokratike pasi ka paralajmëruar bojkot nëqoftëse nuk i plotësohet kushti për votim dhe numërim elektronik. Paloka: Zgjedhjet e lira, kusht i patjetërsueshëm politik Ne seancën e parë plenare për këtë sesion të ri pas pushimeve të fundvitit, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, deklaroi se garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë kusht i patjetërsueshëm për PD. Paloka: Meqë jemi tek kalendari, opozita parlamentare ka përcaktuar tashmë si çështje të saj parësore, zhvillimin e zgjedhjve të lira dhe të ndershme. Nuk mund të ketë çështje më thelbësore për ne sesa garantimi i votës së lirë. Shqiptarëve duhet tu kthehet besimi tek një proçes i drejtë dhe i lirë, se vota e tyre do të shkojë atje ku ata duan dhe do të numërohet drejtë. Mbi 20 parti parlamentare dhe jo parlamenbtare kanë nënshkruar sot një memorandum.Ruçi: Jeni të vonuar, ku ishit 3 vite e gjysëm? Kushtet për zgjedhjet, kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi i cilësoi tejet të vonuara. Ai pyeti PD: Ku keni qenë keto tre vite e gjysëm? Ruçi: Do ishte mirë që në hapje të këtij sesioni të bënim një bilanc për sesionin e kaluar dhe të përcaktonin piketat për këtë sesion. Kjo nuk u bë. Është shumë e drejtë që ju u kujtuat për një problem që duhet të ishit kujtuar 4 vjet më parë.Ku keni qenë këto 3 vite gjysëm për këtë çështje kaq madhore sa çe quani ju. U kujtuat vetëm tashmë që nisim sesionin e fundit, që nuk është më i gjatë se katër muaj.E dini shumë mirë që ndryshimet thelbësore në kodin elektoral duhen bërë 6 muaj para zgjedhjeve. Nuk keni pasur vullnet për ndryshime, e kërkoni si alibi sot. Këtë kod e keni bërë ju dhe me dakordësinë tonë. Nuk jeni dakord me veten ju, nëse jo pse? Ky kod është verifikuar në zgjedhje, ata që na kanë parë këto zgjedhje, që i kanë monitoruar kanë arritur në disa përfundime, nuk kanë hedhur poshtë kodin dhe as sistemin, siç është depolitizimi i komisioneve, financimi i partive, blerja e votës, transparenca e reklamave të partive politike në media të ndryshme. Të gjitha këto ua kemi propozuar.