
Ashtu siç ishte përcaktuar, Kuvendiështë mbledhur sot në seancë plenare për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”.
Në urdhrin për thirrjen e seancës nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi thuhet se marrëveshja kërkon shumicë absolute votash për miratim.
Seanca nisi me fjalën e nismëtarit, kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, më pas do shprehet komisioni përgjegjës për Europën dhe Punët e Jashtme ndërsa parashikohen diskutime dhe votimi.
Duke qenë se pjesëmarrja e Republikës së Shqipërisë në Bordin e Paqes konsiderohet zhvillim me rëndësi të veçantë për politikën e jashtme dhe diplomacinë e
vendit, kërkesa për miratimin e këtij projektligji me procedurë të përshpejtuar bëhet në përputhje me parashikimin e nenit 83, pika 2, të Kushtetutës.






