Ka nisur seanca plenare nd9rsa Kuvendi i Shqipërisë do të vendosë sot mbi fatin e ish-ministres Belinda Balluku

Sipas njoftimit të rendit të ditës, pika e parë në axhendë, është shqyrtimi i kërkesës sëSPAK për heqjen e imunitetit të deputetes, një çështje që pritet të shoqërohet me debate dhe tensione politike.

Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Kuvendit autorizim për arrestimin e Ballukut, duke argumentuar se deputetja ka intimiduar dëshmitarë dhe mund të përbëjë rrezik për provat në hetim.

Megjithatë, Partia Socialiste i ka dalë në krah deputetes së saj dhe ka vendosur të refuzojë kërkesën e SPAK, duke mbajtur qëndrimin kundër heqjes së imunitetit.

Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar agjendën e punimeve të seancës së 12 marsit, ku pritet të diskutohet kërkesa për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut.

Artikulli paraprakKTHJELLIME DHE ALTERNIME VRANËSIRASH, PARASHIKIMI I MOTIT PËR KËTË TË ENJTE
Artikulli tjetërARGUMENTET PRO TË PD: S’ËSHTË SHTATZËNË, S’KA KALUAR MOSHËN 70 VJEÇ DHE AS TOKSIKOMANE