Bashkia e Lezhës ka nisur këtë të enjte ndërhyrjen për shembjen e disa objekteve në zonën pas Katedrales, për t’i hapur rrugë investimit për ndërtimin e qendrës për moshën e tretë.Pas daljes së urdhrit për prishje, fadromat dhe punonjësit e shërbimeve kanë zbarkuar në terren për vijimin e operacionit.
Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Fatjon Zefi, ka zhvilluar një takim me 12 familjet që kanë jetuar në këto objekte, duke u kërkuar të aplikojnë për bonus qiraje. Sipas tij, ato do të përfshihen edhe në programin e kredive të buta.
Sipas autoriteteve vendore, objektet që po shemben ishin pronë shtetërore dhe pas prishjes së tyre pritet të nisë puna për ndërtimin e qendrës për moshën e tretë, një investim i rëndësishëm për qytetin.

Artikulli paraprakRRUGA E VJETËR E BËRDICËS NË GJENDJE TË AMORTIZUAR
Artikulli tjetërQYTETARI HYN NË GREVË URIE PARA PROKURORISË SË LEZHËS