
Bashkia Shkodër me datë 23.10.2017 ka filluar shpërndarjen e druve të zjarrit për ngrohjen në shkolla.
Proçesi ka filluar që nga njësitë administrative më të thella Shalë, Shosh, Pult ku ka përfunduar shpërndarja dhe po vazhdon me njësitë e tjera Administrative. Janë planifikuar për tu shpërndarë 804 m3 dru zjarri për vitin 2017.
Në territorin e Bashkisë Shkodër 4311 nxënës përfitojnë ngrohjen me dru zjatti. Në 58 shkolla të arsimit 9- vjeçar po shpërndahen 804 m3 dru zjarri.
Shkolla qytet: 6 shkolla do të furnizohen me 122.4 m3 ku përfitojnë 812 nxënës
NjA Ana Malit 5 shkolla do të furnizohen me 42 m3 dru zjarri ku perfitojnë 146 nxënës
NjA Berdice 5 shkolla do të furnizohen me 86.8 m3 dru zjarri ku perfitojnë 381 nxënës
NjA Dajç 6 shkolla do të furnizohen me 81.6 m3 dru zjarri ku perfitojnë 269 nxënës
NjA Gur i Zi , 4 shkolla do të furnizohen me 40.4 m3 dru zjarri ku perfitojnë 199 nxënës
NjA Rrethina , 9 shkolla do të furnizohen me 173.6 m3 dru zjarri ku perfitojnë 1086 nxënës
NjA Postribe , 9 shkolla do të furnizohen me 175.4 m3 dru zjarri ku perfitojnë 1056 nxënës
NjA Pult , 6 shkolla do të furnizohen me 36 m3 dru zjarri ku perfitojnë 132 nxënës
NjA Shale , 6 shkolla do të furnizohen me 32 m3 dru zjarri ku perfitojnë 185 nxënës
NjA Shosh , 3 shkolla do të furnizohen me 14 m3 dru zjarri ku perfitojnë 45 nxënës






