Në të gjitha shkollat e bashkisë Shkodër ka nisur shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën. Anton Deda, drejtor I Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër tha se shpërndarja librave pothuajse ka përfunduar, ndërkohë që përveç Abetares së unifikuar, nuk mungojnë tekste të tjera qoftë në shkollat 9-vjeçare apo edhe në pikat e shitjes.

Nxënësit e klasave të 10-ta deri në të 12-tën do t’i blejnë librat në pikat e shitjes, ndërsa falas do t’i marrin nxënësit nga klasa e parë në të nëntën.

Shpërndarja e teksteve shkollore falas bëhet çdo ditë pranë shkollave 9-vjeçare të bashkisë Shkodër.

 

Artikulli paraprakDO FIKEN DRITAT PAS ORËS 22:00? BALLUKU SQARON: NUK DO TË NDËRPRESIM ENERGJINË
Artikulli tjetërRRITET NUMRI I TURISTËVE NË SHKODËR