Ka nisur në bashkinë Shkodër shpërndarja e teksteve shkollore në të gjitha shkollat publike. Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër, Brisela Kadija bëri të ditur se janë marrë të gjitha masat nga distributorët që librat të shpërndahen në shkolla para datës 9 shtator, që është fillimi I vitit shkollor 2024 – 2025.
Masat për shpërndarjen e librave janë marrë edhe në shkollat e zonave të thella malore, në mënyrë që procesi mësimor të fillojë brenda të gjitha standarteve të hënën e 9 shtatorit.